Fushata kualifikuese për Botërorin 2026 ka nisur tashmë zyrtarisht e ndeshja e parë do të luhet në tempullin e futbollit, mitikun Wembley. 26 emra të seleksionuar nga tekniku i kombëtares, që kërkon ta fillojë sa më mirë të mundet rrugëtimin drejt një synimi historik si është kualifikimi në finalet e një Botërori, për herë të parë në histori. Sylvinho ka përpara dy sfida, krejtësisht të kundërta për nga qasja me të cilën kuqezinjtë do të futen në fushë.
Nëse me Anglinë në Wembley është një ndeshje vuajtje, në të cilën pritja e kundërshtarit e kundërsulmi mund të jetë e imponuar, kundër Andorras në Arenën Kombëtare është një ndeshje për tu fituar dhe për të treguar superioritet ndaj kundërshtarit. Situata të komplikuara ka: nga dëmtimet e rënda si ato të Mitaj, Hysaj e Dakut e deri te gjendja e pastabilizuar e Brojës, Ismajlit e Kumbullës.
Lexo më tej: Kuqezinjtë mbërrijnë në Londër, shqetëson mbrojtja: stërvitja zyrtare në Wembley
Në debutimin me Tre Luanët e Thomas Tuchel, në mitikun Wembley, duhet ndërtuar një ide e qartë mbi filozofinë e lojës, por duhen ndërtuar edhe bazat e mënyrës për të sulmuar skuadrën përballë, duke qenë se pas transfertës britanike janë vetëm dy ditë përgatitje për të konfrontuar Andorrën.
Dy ndeshje njësoj të komplikuara, e para për nivelin e kundërshtarit dhe e dyta për obligimin e tre pikëve. Kuqezinjtë megjithatë janë gati për të nisur një rrugëtim të ri, sonte në orën 20.45, drejt një arritje historike, kualifikimin për herë të parë në finalet e një Botërori.
𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘 ⚽
🏴 Angli 🆚 Shqipëri 🇦🇱
🏆 Kualifikueset e Botërorit 2026
⏰20:45
🏟️ “Wembley”
📺 @Digitalb & @rtvklan#ENGALB #kombetarja #fshf #futboll pic.twitter.com/OrTWGQDMw0— FSHF (@FSHForg) March 21, 2025