Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkarkuar kreun e shërbimit sekret të brendshëm SHIN BET, Ronen Bar, duke deklaruar se nuk kishte më besim tek ai. Vendimi u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar, dhe Bar pritet të qëndrojë në detyrë deri më 10 prill, kur të emërohet pasardhësi i tij.
Ky zhvillim vjen në një moment kur Izraeli po hyn në një fazë të re të konfliktit, me negociata të mundshme për një armëpushim të ri mes Izraelit dhe Hamasit.