Ndeshja e kthimit ndaj Islandës, Kosova pa dy lojtarë për shkak dëmtimi |

1 Min Read

Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Përfaqësusesen e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.

Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

Share This Article
Leave a Comment