Ke vënë doktorin me m’sulmu mu, dil vetë në fushë!

1 Min Read

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur komenteve të radhës të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha thotë se kryeministri ka vënë Sali Berishën ta sulmojë, pasi këtë të fundit e ka kap mërzia që i sulmohet partneri.

“O Rame, ça frikacaku je mor burrë, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vetë në fushë mor burrë, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7×7 = 313, mo Rame”, shprehet Basha.

Share This Article
Leave a Comment