I ofruan ndërhyrje kirurgjikale live në emision, Klan Kosova dhe klinika “lënë në rrugë” Anisa Veselin

5 Min Read

KOSOVË- Një javë më prë Piranjat transmetun rastin mastrimit  të banores së “Big Brother Vip” Kosova, Anisa Veseli. Anisa tregoi sesi menaxheria e klinikës “A Pluss Medical Solution” zonja Alblena Kraniqi ishte ofruar për të kryer ndërhyrjen e nevojshme të Anisës, por vetëm ka  prdorur imazhin e saj.

Pak ditë pas trnsmetimit, në redaksnë e Piranjave mbrrin një tjetër denoncim për të njëjtën klinikë, ku denoncuesja tregon se zonja Lena Krasniqi ishte treguar jo korrekte në lidhje me ndërhyrjen e rimodelimit të gjoksit që denoncuesja kishte dashur t kryente pranë spitalit që Lena e kishte dërguar.

Pas ofrimit të ndërhrjes për Anisën e ndodhur e gjitha në një transmetim live pranë Klan Kosova, banorja e ndjente veten të pasigurt edhe nga produksioni i këtij kanali. Ajo shprehet e shqetësuar sesi një kanal mediatik  aq i madh sa Klan Kosova të promovojë një klinikë që nuk është e licensuar.

Piranjat udhëtuan drejt Kosovës ku u përballëm me zonjën Lena Krasniqi, e cila mohonte të kishte premtuar shërimin sa më të shpejtë të Anisës, dhe e drejtonte këtë të fundit tek Klan Kosova, në ekranin e këtij televizioni u bë kjo deklaratë nga avokati i pseudo-doktorëshës i cili u shpreh se:

“Anisa instiston në operim, ndërsa në vizitën që ka patur në stamboll, në sy spitale, jo vetëm në një, ata e kanë diagnostifikuar sëmundjen e saj dhe kanë konfirmuar që ajo nuk ka nevojë për operacion, por ka nevojë për rehabilitim, fizioterapi”.

Kjo deklaratë e avokatit të zonjës Albulena Krasniqi, u shit në televizionin më të madh të Kosovës si një “Demantim i pretendimeve të Anisës”, duke e etiketuar si gënjeshtare ish banoren e BBVK.

Por e vërteta, u pa dhe u dëgjua nga të gjithë. Mjeku i klinikës së dytë kishte folur fare qartë që Anisa duhej të operohej dhe madje urgjent.

A ekziston mundësia që përfaqësuesit e Klan Kosova të mos e kenë ditur se bëhej fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale?

Në fakt një mesazh i drejtuesit të zyrës së  marketingut Ismajl Xhela, e hedh poshtë këtë pretendim duke thënë se Klan Kosova dhe klinika ka qenë në dijeni që rasti ishte për ndërhyrje.  Edhe në Klan Kosova kanë qenë të bindur se premtimi kishte të bënte me një operacion që do të mbulohej nga A Plus MS.

Po pse është përgjegjës Klan Kosova në këtë rast mashtrimi ndaj ish banores së një reality shoë, produkt i kësaj kompanie?

Për këtë mjafton të marrim një përgjigje me email nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në të cilën na sqarohet se A Plus MS është një subjekt i palicensuar. Madje në lidhje me rastin do të ndiqet çdo veprim ligjor.

Sa kohë mund t’i duhej një televizioni për të pyetur në Inspektoriatin shëndetësor apo në Ministrinë e shëndetësisë lidhur me licensën e kësaj kompanie?

A thua nuk do duhej ta bënte Klan Kosova këtë verifikim përpara se të bënte publikisht premtimin për shërimin e Anisës?

Për të kuptuar më shumë mbi rolin e Klan Kosovës dhe produksionit të BBVK në këtë premtim të pambajtur,Piranjat  kërkuan  informacion në zyrat e këtij televizioni, por nuk u mor asnjë përgjigje.

Në raste të tilla kur një televizion apo një emision televiziv nuk përmbush detyrimet, a nuk duhet të ndërhyje Komisioni i Pavarur i Mediave, si autoritet i kontrollit të etikës dhe profesionalizmit?

Luljeta Aliu, përfaqesuese e KPM nuk ka asnjë informacion për skandalin për të cilin prej ditësh flitet në të gjithë Kosovën. Ndoshta nga komisioni parlamentar per mediat, dikush mund të na sqarojë.

Nga Komisioni Parlamentar përgjigja është disi më e qartë, por gjithmonë në pritje të reagimit të Komisionit të pavarur të Mediave, që me sa duket e ka parë si normale këtë qasje të Klan Kosovës.

: Ajo që i ndodhi Anisës, u bë publike dhe u diskutua në masë në Kosovë, por aktiviteti i “bamirëses” mediatike Albulena Krasniqi, duket se ka patur edhe të tjera histori, me fund aspak të lumtur.

Share This Article
Leave a Comment