Futbolli s’është biznes, s’na largon dot! |

1 Min Read

Në fillim të ndeshjes Angli – Shqipëri në Londër, Tifozat Kuq e Zi të Kombëtares i kanë dërguar një sinjal të fortë kreut të FSHF-së, Armand Duka.

“Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot, FSHF mafia”, shkruhet në banderolën shpalosur në tribunë.

Kujtojmë se mes TKZ dhe FSHF-së ka një përplasje të hapur pasi institucioni i futbollit vendosi që mos ketë bileta të dedikuara për grupimin e Kombëtares, por të gjitha të dalin në shitje online.

Përplasja thuhet se ka lindur pas kundërshtimit të TKZ-së për organizimin e Europianit të moshave U-21 me Serbinë diçka që FSHF e ka quajtur të patolerueshme.

Share This Article
Leave a Comment