Eskortat nga Kolumbia në Tiranë, kjo është tutorja e vajzave

1 Min Read

Gruaja në foto është Gabriela Martinez, shtetase kolumbiane, organizatore e një rrjeti prostitucioni në Tiranë, të çmontuar të premten nga policia e kryeqytetit.

Nga finalizimi i operacionit “Orkidea”, u arrestuan 8 persona ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerë, mes tyre edhe Martinez.

Gjithashtu u proceduan penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine, për prostitucion.

Masat e sigurisë:

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B (punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment