Eja tek Interi, ti meriton më shumë minuta! |

1 Min Read

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, po bën rolin e “drejtorit sportiv” te zikaltrit. Mesfushori po tenton të bindë bashkëkombësin e tij, Arda Guler, të transferohet në Milano.

Talenti turk nuk po korr sukseset që priste te Real Madrid. Më saktë, ai nuk fiton dot minutazhin që kërkon, sepse trajneri Carlo Ancelotti u beson lojtarëve me përvojë.

“Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm. E kam si vëlla dhe interesohem shumë për të”, ka deklaruar Calhanoglu.

“Do të doja që ai të vinte tek Interi. Këshilla ime është që ai të zgjedhë ekipin që i ofron më shumë minuta. I dua të mirën, prandaj e këshilloj”.

“Nuk e di se si po shkojnë gjërat për të në Madrid, kështu që nuk dua të përfshihem shumë. Thjesht mendoj se ai e meriton të luajë”, ka shtuar mesfushori zikaltër.

Share This Article
Leave a Comment