E dija që nuk do luaja nga fillimi, kam kaluar sezon të vështirë

1 Min Read

I aktivizuar nga stoli, Broja deklaroi se e dinte që nuk do të luante nga fillimi, për shkak se sapo është rikthyer nga dëmtimi.

Sulmuesi u shpreh se ishte e veçantë të luante në një stadium si “Wembely”, ndërsa theksoi se ka kaluar një sezon të vështirë.

“Është bukur të luash në këtë stadium. Nuk luan çdo lojtar në këtë stadium. Është diçka shumë e bukur për mua, që kam lindur këtu dhe të luaj me vendin tim. Ishte ndeshje e vështirë., Anglia është ekip me kualitet dhe ekip i madh. Kemi pasur mundësi për gola. Shpresojmë të shfrytëzojmë rastet herët e tjera.

Kombëtarja ka folur me Everton dhe Chelsea. Ka qenë një sezon i vështirë për mua dhe trupin. Tani dua të rikthehem në formën fizike më të mirë dhe pa dëmtime. E dija që nuk do të luaja nga fillimi. Për trupin dhe rikuperimin, nuk ishte zgjedhja e duhur që të luaja nga fillimi. Nuk kam pasur shumë kohë.

Share This Article
Leave a Comment