Në kuadër të një operacioni policor në Belgjikë, janë zbuluar dy plantacione kanabisi, një në Liège dhe një tjetër në Verviers.
Gjatë aksionit, dy shqiptarë u hodhën nga një ndërtesë në rrugën “16B rue du Prince” në Verviers për të shpëtuar nga intervenimi i forcave të policisë. Sipas hetimeve, ata ishin të lidhur me plantacionin që ishte zbuluar në këtë zonë.
Operacioni përfshiu gjithashtu një plantacion tjetër me rreth 1000 bimë kanabis në një magazinë në Verviers. Policia ka arrestuar gjithsej 5 persona gjatë aksionit.