Pas një ore, Ajola Xoxa ka dalë nga ambientet e SPAK, ku mësohet se është marrë në pyetje nga prokurorët. Avokati mbrojtës Maks Haxhia, është shprehur për media se Xoxa ishte paraqitur për çështje procedurale, edhe pse qëndroi për gati 1 orë në institucionin e drejtësisë.
Nga ana tjetër, burime për gazetarin e Syri TV, Fatjon Gjinaj, bëjnë të ditur se Xoxa është thirrur për të dhënë deklarime mbi rrethana të reja hetimore por nuk ka pranuar të japë deklarime.
Lidhur me këtë, Xoxa ka kërkuar të njihet me materialet e SPAK dhe të pyetet në një moment të dytë. Kujtojmë se një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj një ditë më parë.