Dhuratë e Jasir Asanit, Anglia në avantazh ndaj Shqipërisë (Video) |

1 Min Read

Në stadiumin mitik “Wembley”, Anglia po përballet me Shqipërinë, ndeshja e parë për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Por rezistenca e Shqipërisë zgjati vetëm 20 minuta, anglezët gjetën golin me debutuesin Leëis-Skelly, pas asistit të Jude Bellingham, djaloshi që luan me Arsenal-in dërgon topin në rrjetë pas hezitimit të Jasir Asanit i cili praktikisht la topin e lirë për kundërshtarin.

GOLI I ANGLISE- VIDEO

Ka ende minuta në lojë dhe shpresojmë që kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho të reagojnë në mënyrën e duhur.

Share This Article
Leave a Comment