Dalin formacionet zyrtare/ Shqipëria me mungesa në “Wembley”

2 Min Read

Shqipëria nis rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane. Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë të “uritur” në këtë rrugëtim, pasi dolën të fundit në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve. Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nisin një epokë të re me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, i cili ka një objektiv të vetëm, fitimin e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë vijnë me disa mungesa në këtë takim, teksa braziliani Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.

Nga ana tjetër, formacioni i parë i Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve” është kështu: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë spanjolli Alejandro Hernández, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz në fushë dhe në VAR Cesar Soto Grado e Valentín Gómez.

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text that says 'FORMACIONI 黑 FIFA 1 STRAKOSHA 2 BALLIU 5 AJETI 6 GJIMSHITI 3 ALIJI 20 RAMADANI 9 ASANI 14 LAÇI 11 UZUNI 8 ASLLANI 10 BAJRAMI 緊 ENGLAND FSHF VS 20:45 WEMBLEY STADIUM'

Share This Article
Leave a Comment