Shqipëria ka nisur me humbje kualifikueset për Botërorin 2026. 2-0 janë mundur djemtë kuqezinj përballë kombëtares së Anglisë. Në Wembley, Tre Luanët kanë kontrolluar plotësisht lojën. Shqipëria u mundua t’i mbante sa më shumë ata larg portës. Por me gabimin e parë, prapavija u ndëshkua nga Lewis-Skelly në minutën e 20-të. Adoleshenti i cili debutonte sot me “Tre luanët”, shënoi dhe golin e parë me kombëtaren e tij.
Shqipëria tregoi përmirësim në pjesën e dytë. Veçanërisht kur në fushë hyri Broja që i dha një shtysë lojës së kuqezinjve. Por goli i Kane në minutën e 77-të. pas një tjetër gabimi në prapavijë, vulosi rezultatin dhe fitoren e anlgezëve. Kështu Tre Luanët pa shumë mund morën tre pikët që u duheshin.
Kombëtarja shqiptare konfirmoi sërish vështirësitë përballë Anglisë. Kjo është humbja e shtatë në histori, në po kaq ndeshje të zhvilluara.
Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Andorrës. Ky takim do të luhet të hënën në “Arena Kombëtare” në Tiranë, aty ku fitorja është detyrim.