Anglia në avantazh pas pjesës së parë, Shqipëria mbetet në lojë prej Gjimshitit dhe Strakoshës |

1 Min Read

Shqipëria e ka mbyllur në disavantazh 0-1 pjesën e parë përballë Anglisë në “Wembley”.

Vendasit kontrolluan plotësisht lojën duke pasur kontrollin e topin pothuajse në të gjithë fraksionin e parë.

Goli që zhbllokoi takimin u shënua në minutën e 20-të dhe mban firmën e Lewis-Skelly M.

Pas asistit të Jude Bellingham, lojtari i Arsenal-it dërgon topin në rrjetë pas hezitimit të Jasir Asanit i cili praktikisht la topin e lirë për kundërshtarin duke pasur mundësinë për të neutralizuar rrezikun.

Gjithsesi Shqipëria edhe pse e mbyllur në mbrojtje pati shansin e saj në minutën e 26-të.

Laçi del nga e djathta, pasimi i tij devijohet nga Bërn i cili çon topin në traversën e portës së Pikford e më pas vetë mbrojtësi largon topin në fundore.

Megjithatë traversa i erdhi në ndihmë edhe kuqezinjve në minutën e 42-të. Pas një goditje nga këndi, Bërn gjuan me kokë por traversa shpëton kuqezinjtë.

Për tu theksuar është edhe një gjuajtje me kokë e Bellingham në minutën e 40-të, por që ndalet nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndal gjuajtjen e Kane me portën e boshatisur.

Statistikat:

Share This Article
Leave a Comment