Një automjet tip BMW është përplasur me një karrocë të tërhequr nga kafshë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili po udhëtonte me karrocën.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.