Aksident i rëndë në Berat! Makina përplas 15vjeçaren te vijat e bardha dhe largohet nga vendi i ngjarjes

1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “30Vjetori” në qytetin e Beratit.

Siç raportohet, një automjet që po qarkullonte me shpejtësi ka goditur një 15vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

E mitura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment