Zelenski: Sulmet ruse tregojnë se pretendimet e Putin për paqe janë propagandë

1 Min Read

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka reaguar pasi Rusia vazhdoi sulmet e saj gjatë natës në Ukrainë.

Ai përshkroi detajet e sulmit dhe tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë nuk ndalen “megjithë pretendimet e tyre propagandistike”. 

Me çdo sulm, Zelensky thotë se Rusia ekspozon “qëndrimin e saj të vërtetë ndaj paqes“. 

“Falënderoj të gjithë ata që punojnë në terren dhe ndihmojnë në eliminimin e pasojave të terrorit rus. Falënderojmë ata që janë gjithmonë në detyrë, në krye të shpëtimit të jetëve”, shkruan ai në platformën X.

Sulmet erdhën disa orë pas telefonatës së Zelenskyt me Donald Trump, ku presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të punojë së bashku me SHBA-në për të arritur një “fund të vërtetë” të luftës.

“Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a Comment