Zbardhet dinamika e aksidentit me 4 viktima/ Tre të arrestuar, në kërkim administratori i firmës

1 Min Read

Në pranga është vënë drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Policia raporton se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Blutë e kryeqytetit raportojnë se në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

Viktimat

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i policise

Gjithashtu, Policia njofton edhe arrestimin e shtetasit Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç, teksa Policia thotë se po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

   

 

Share This Article
Leave a Comment