Vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot |

1 Min Read

Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore;.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Share This Article
Leave a Comment