Andi Memeti është emëruar zëvendësministër i Financave. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Memeti ka qenë kandidat për deputet, i cili ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.
Në përshkrimin që ai i bën vetes thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.