TIRANË- Ajo që pritej prej muajsh ka ndodhur. Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.
Urdheri
Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.
Por çfarë ka ndodhur?
Burime i thanë Dosja.al se fill pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.
Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn. Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara.