Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar konsultë me psikologun në qeli, duke pretenduar se nuk mund të ishte shprehur në mënyrën që shfaqej në statuset e tij nga burgu.
Sipas Lalës, Veliaj ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ndërsa Drejtoria e Burgjeve i ka kërkuar të shkojë në spital, por ai ka refuzuar. Raporti mbi këtë çështje është përpiluar në tri kopje dhe u është dorëzuar edhe avokatëve të tij.
Gazetarja theksoi se në të kaluarën, shumë zyrtarë të lartë kanë shmangur qëndrimin në burg për arsye shëndetësore. Ajo kujtoi se burgu i Durrësit dikur ofronte kushte shumë të favorshme për të burgosurit e privilegjuar.