Veliaj injorant juridik, edhe një hajdut xhepash nuk flet në mënyrë të tillë në celular |

3 Min Read

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, avokati Saimir Visha ka deklaruar se, deri më tani nuk e dinim se kush na udhëhiqte në bashkinë e Tiranës. Visha e ka cilësuar Erion Veliajn si një injorant juridik.

Avokati Visha u shpreh se, edhe një hajdut xhepash nuk flet në mënyrë të tillë në celular e sidomos nga burgu.

‘Ne nuk e kemi ditur se ne na ka udhëhequr në këtë bashki një injorant.

Mënyra se si ka folur në telefona dhe mesazhet që janë transmetuar është drithëruese. Vetëm një njeri pa shkollë e injorant mund ta bënte këtë.

Vepra penale që është regjistruar sot, së bashku me avokatët e tyre është një akuzë e rëndë. Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluar në një paraburgim, Durrësi është paraburgim, është 5 deri në 7 vite burg. Është një marzh dënimi shumë i rëndë.

Taktika e ndjekur, shaj prokuror e gjyqtarë me emra ishte një lojë e kombinuar e tjetër kujt, ose një personi që e quante veten të plotfuqishëm.

Në rastin konkret deri në këto momente që kanë kaluar 40 ditë nuk ka zgjedhur një taktikë tjetër, por taktika shaj prokurorët me emër është e gabuar.

Momenti në të cilin jemi ne sot, luhet me shkarkim dhe Ramn nuk është aq budalla sa të bëjë shkarkimin sepse duhet të njoftojë më pas edhe datën e zgjedhjeve, dhe ka një afat që duhet bërë në 45 ditë.

Ai dorëheqjen nuk po e bën nga burgu, ky shkarkimin nuk e bën dot se duhet të caktojë datën, kur Tirana është e pasigurtë në këtë lojë.

Masa e sigurimit që Gjykata e Apelit la në fuqi, është hera e parë në histori që është shtyrë tre ditë, dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë të marrësh prova të reja. Por provat kanë qenë, më shumë që lënia e lirë, rëndon në prova, tregon se edhe avokatët që kishin zgjedhur, që janë të studios së Arben Rakipit, ja çojnë drejtorit të Shkollës së Magjistraturës.

Ai i zgjedhur nga partia, normal që informacioni është i zgjedhur vetëm me prokurorë e avokatë. Kështu që taktika ka qenë e gabuar.

Gracka që iu bë, unë kam 30 vite që merrem me çështje penale, edhe një hajdut xhepash apo kushdolloj qoftë ky person, nuk flet në mënyrë të tillë në celular. Në burgjet e Europës i lënë disa celular, dhe i lënë me qëllim që ti përgjojnë’, u shpreh avokati Saimir Visha.

Share This Article
Leave a Comment