Analisti Andi Bushati ka folur për “luftën” Rama-Veliaj për kontrollin e Bashkisë.
Bushati tha se marrëdhënia personale mes Ramës dhe Veliajt është në pikën më të ulët. Ndërsa sjelljen e Ramës që shkon në Bashki dhe anullon urdhrat e Veliajt e quajti si sjellje prej komandanti, që përforcon edhe idenë se është kontributor në burgosjen e Veliajt.
“Ka disa aspekte nga mund të shihet. E para gjendja e marrëdhënies Rama-Veliaj, me ç’duket, ka degraduar në një shkallë që nuk ishte parë në publik deri tnai. Por kjo është deri diku marrëdhënie personale. Këtu është më interesante marrëdhënia mes instituconeve. Me ç’tagër kryeministri shkon dhe mbledh punonjësit e bashkisë dhe ju jep direktave, anullon urdhra? Rama nuk është i zgjedhur i qytetarëve të Tiranës, nuk e ka pronë Bashkinë. As cakton dhe as heq njerëz atje. Parë këtë, mënyrën se si po sillet Rama, si komandant i Bashkisë, mendoj se gjithmonë e më shumë përforcohet dyshimi se mos është Rama ai që ka trysnuar për burgosjen e Veliajt.
Kemi patur shumë debate edhe këtu, burgosja e Veliajt është produkt i drejtësisë të pavarur, apo lobim politik? Mënyra se si po sillet Rama, tregon sikur Rama e ka dashur këtë. Veliaj ngelet një i burgosur, si Lefter Koka apo si Arben Ahmetaj në arrati, pra i burgosur politik që është aty me vullnetin e Ramës, që nuk e lë të bëjë as detyrat që i takojnë të bashkisë”, tha Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.