Veliaj diss Ramës? Shkarkon nga funksionit i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin!

1 Min Read

E.Velaij ka urdhëruar që bashkia të drejtohet nga zv.kryetarja Sara Goxhaj, jo nga e emëruara e kryeministrit Rama Anuela Ristani.

Në vend të saj, drejtimin e institucionit e ka marrë Sara Goxhaj, e cila më parë mbante postin e nënkryetares së Bashkisë.

Anuela Ristani u emërua kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës në dhjetor 2023, pas dorëheqjes së Veliajt për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare. Ajo ka mbajtur më parë disa poste të rëndësishme brenda administratës vendore, duke përfshirë rolin e saj si nënkryetare e Bashkisë dhe drejtuese në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe promovimit të investimeve.

Kush është Sara Goxhaj?

Sara Goxhaj ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe ka pasur një rol aktiv në administrimin e projekteve të rëndësishme urbane dhe sociale. Ajo njihet për angazhimin e saj në menaxhimin e politikave publike dhe projekteve të infrastrukturës në kryeqytet

Share This Article
Leave a Comment