Vazhdon përplasja/ Rama emëron sekretaren e re të Bashkisë, Veliaj i ndalon hyrjen në godinë |

2 Min Read

Një përplasje e ashpër duket se ka nisur mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pasi kryebashkiaku ndodhet në qeli që prej 10 Shkurtit.

Ashtu siç u raportua më herët, përmes një shkrese që mbante datën 18 Mars, Erion Veliaj kishte firmosur nga qelia e paraburgimit të Durrësit vemndimin për largimin nga detyra e kryebashkiakes në detyrë të të besuarës së Ramës, Anuela Ristanit dhe emërimin në vend të saj të të besuarës së tij, Sara Goxhaj.

Kjo e fundit ka qenë më parë shefe kabineti e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përpara se të emërohej në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Por, Edi Rama pasi u vu në dijeni të kësaj shkrese, mbrëmjen e djeshme ka shkuar vetë në Bashkinë e Tiranës dhe i ka kërkuar Anuela Ristanit që të mos e zbatojë vendimin e Veliajt, si dhe ka urdhëruar Protokollin që të mos protokollojë urdhrin e nxjerrë nga Veliaj për marrjen e detyrave të kryetarit të Bashkisë nga Sara Goxhaj.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama i ka kërkuar Anuela Ristanit që të firmosë dhe shkarkimin e Alban Dokushit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë dhe në vend të saj të emëronte Jonida Halilin.

Por, mediat raportojnë se Veliaj nga burgu ka urdhëruar Policinë Bashkiake që të mos i lejojë Halilit hyrjen në godinën e Bashkisë. Puna në këtë institucion është paralizuar, me punonjësit që nuk dinë cilat urdhra të zbatojnë, ato të kryebashkiakut nga burgu apo të kryeministrit.

Veliaj kundër Ramës, firmos shkarkimin e Ristanit/ Përplasje e fortë në Bashkinë e Tiranës

Share This Article
Leave a Comment