U përplas nga furgoni në aksin KlosBurrel, ndërron jetë i mituri 4vjeçar

1 Min Read

Fëmija 4vjeçar që u aksidentua pasditen e së enjtes në aksin KlosBurrel ka ndërruar jetë. I mituri, i cili u dërgua  në Spitalin e Traumës me plagë të rënda, nuk mundi të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi kur shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar një automjet tip furgon, humbi kontrollin mbi mjetin, i cili doli nga rruga dhe aksidentoi të miturin.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post U përplas nga furgoni në aksin KlosBurrel, ndërron jetë i mituri 4vjeçar appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment