Trump heq nga Zyra Ovale një objekt që ka qëndruar atje për 50 vite, ja arsyeja |

2 Min Read

ër më shumë se gjysmë shekulli, një gjë ka qenë gjithmonë e pranishme në Zyrën Ovale, bima suedeze e dredhkës një bimë e cila ka qendruar me dekada sipër oxhakut, por tashmë ajo duket se është zëvendësuar me artefakte floriri.

Bima suedeze e dredhkës, e cila ka qenë një simbol i njohur i Zyrës Ovale për mbi 50 vjet, ajo ishte dhuratë nga ambasadori irlandez për Presidentin John F. Kennedy në vitin 1961 si simbol i miqësisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Irlandës.

Gjatë viteve, dredhka ka kaluar nëpër shumë ndryshime. Megjithatë ajo ka qenë gjithmonë një element i dashur për presidentët, duke u formuar dhe rritur në mënyra të ndryshme, nga një grumbull shkurresh në një gardh të gjelbër gjatë presidencës së Barack Obama-s, deri në dy bimë më të vogla gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

Por, pas rikthimit të Trump në detyrë, bima nuk është më aty. Mungesa e dredhkës u raportua më 8 mars 2025, dhe ka bërë që shumë njerëz të befasohen.

Dredhka ishte gjithashtu një simbol i lidhjeve të forta ndërkombëtare. Gjatë një pritjeje në Dublin në vitin 2000, Presidenti Bill Clinton e përmendi si një simbol të miqësisë irlandezo-amerikane. Me zhdukjen e saj, nëpër media ajo është kujtuar si një pjesë të rëndësishme të historisë së Shtëpisë së Bardhë.

Por pse ka ndodhur ndryshimi? Çdo president i ri dekoron Shtëpinë e Bardhë sipas shijeve të tyre individuale dhe administrata e dytë Trump e ka zëvendësuar dredhkën me artefakte të arta nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë një shportë bronzi të bërë në Francë në rreth 1815, dorëzuar administratës së Nixon në 1973.

Në secilën anë të shportës janë urna të blera nga Presidenti James Monroe në 1817, jo shumë kohë pasi britanikët dogjën Shtëpinë e Bardhë gjatë Luftës së 1812. Dy pjesët e jashtme vijnë nga administrata Eisenhower dhe zakonisht vendosen në dhomën Vermeil.

Share This Article
Leave a Comment