Tentohet të grabitet një pikë këmbimi valutor në Gjirokastër, autori i maskuar largohet “duar bosh” |

1 Min Read

Një pikë këmbimi valutor është tentuar të grabitet paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “18 Shtatori”.

Nga informacionet paraprake mësohet se një person i maskuar ka hyrë tek pika e këmbimit valutor dhe ka tentuar që të grabisë një shumë të hollash të konsiderueshme tek kjo njësi.

Autori i dyshuar ka tentuar të kryejë grabitjen duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Por grabitja nuk është realizuar dhe hajduti është larguar “duar bosh”.

Policia thotë se ka administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Share This Article
Leave a Comment