Të shtunën u mblodhën bandat te “Kodra e Kuajve”, Agasi iu dha udhëzime |

1 Min Read

Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme përmes qytetarit dixhital në rrjetet sociale.

Berisha denoncon se ditën e shtunë kanë darkuar tek “Kodra e Kuajve” ne Shkallnur bandat e Elbasanit dhe Durrësit, të cilat kanë marrë udhëzime nga “koordinatori” Ergys Agasi.

Sipas denoncuesit, të pranishëm në takim kanë qenë dhe Vangjush Dako e kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako. Po ashtu, ai përmend dhe emrat e Suel Çelës dhe Altin Hajrit, të cilët janë të shpallur në kërkim nga SPAK.

“Takim i bandave të Elbasanit dhe Durrësit me koordinatorin e tyre Agasin. Të pranishëm Dako dhe Sako!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirmgj Doktor Te uroj te jesh mire , te shtunen ne darke tek Kodra e Kuajve ne Shkallnur i kapa mat Suel Cela,Altin Hajri,Vangjush Dako,Gys Agazi,Sako kryetarja,Dhe Ad Bardhi pronari Paskucit po darkonin dhe po mirrnin udhzimet nga Agasi. Ju lutem me ruani anonimatin.” – shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a Comment