Të bashkohen të gjithë kundër sistemit, duhet bërë një rotacion |

2 Min Read

Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.

Sipas Lubonjës, është kalcifikuar i gjithë sistemi dhe qeveria ka kapur çdo gjë.

Ai argumenton se politika është arti i të mundshme, duke theksuar se edhe një parti e vogël qoftë me 1% mund të shndërrohet në një fuqi për të sjellë ndryshimin.

“Politika është arti i të mundshmes, unë ndikoj aq sa mundem dhe kam fuqi shumë të madhe. Sepse unë nëse vendos iki dhe i lë pushtetin, atëherë fuqia juaj megjithëse 1% po themi, bëhet aq e madhe sa mund ti bësh shërbim vendit. Po të më thonin mua, unë do shkoja pa dyshim me opozitën, për të ndëshkuar këtë që rri kaq gjatë dhe që ka ndërtuar këtë sistem, me kushte të caktuara. Është kalcifikuar i gjithë sistemi, kanë kapur cdo gjë. Problemi është ky, nëse populli voton këtë tjetrin, të voton edhe ty, i jep një ndëshkim këtij tjetrit, i thotë Ramës zotëri ti e ke mbushur kupën dhe duhet të largohesh. Unë them po ja dha populli atij, tregon që ky është i pritur. Unë kam qenë i tezës që këta të kenë qenë të bashkuar, të paktën për të bërë një rotacion”, tha Lubonja.

Share This Article
Leave a Comment