Statuset e Erion Veliajt kundër prokurorëve, i shkruante Rama

1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarit dixhital, në lidhje me reagimet dhe statuset nga qelia të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, kur sulmonte prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes së tij.

“Breaking News! Dëshmi tronditëse! Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij! Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në Facebook.

Në mesazhin e ardhur në adresë të tij shkruhet:

Pershendetje dr Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb , ashtu  sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK . Apsi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA.

Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama,  Mazniku dhe Fuga.

Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi. Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste.

Share This Article
Leave a Comment