SHBA duhet të mbështesë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri |

2 Min Read

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë me dije se është ftuar në rezidencën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ndodhet në vilën e Trump për të lobuar për interesat e Shqipërisë dhe jo si pjesa e tjetër politikanëve që shkojnë të lobojnë me paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptar.

Më tej Shehaj deklaron se Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, por që edhe shqiptarët duhet të bëjnë pjesën e vet.

Ju përshëndes nga Maralago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm, politikanë, sipërmarrës mblidhen për ti dhënë zgjidhje problemeve të botës. Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, të mbështesi luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes. Ju përshëndes nga Mar-a-Lago”, deklaron Agron Shehaj.

Share This Article
Leave a Comment