Bushati tha se marrëdhënia personale mes Ramës dhe Veliajt është në pikën më të ulët.
Ai tha se Rama po përforcon idenë si kontributori kryesor për burgosjen e Veliajt, me veprimet e fundit në Bashki.
As cakton dhe as heq njerëz atje. Parë këtë, mënyrën se si po sillet Rama, si komandant i Bashkisë, mendoj se gjithmonë e më shumë përforcohet dyshimi se mos është Rama ai që ka trysnuar për burgosjen e Veliajt. Kemi patur shumë debate edhe këtu, burgosja e Veliajt është produkt i drejtësisë të pavarur, apo lobim politik? Mënyra se si po sillet Rama, tregon sikur Rama e ka dashur këtë. Veliaj ngelet një i burgosur, si Lefter Koka apo si Arben Ahmetaj në arrati, pra i burgosur politik që është aty me vullnetin e Ramës, që nuk e lë të bëjë as detyrat që i takojnë të bashkisë”, tha Bushati.