Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të sfidës me Anglinë. Gazetari i “Panorama Sport”, Ilir Cara i bëri një pyetje mjaft interesante teknikut, dhe ky i fundit e mori me shumë sportivitet edhe duke qeshur.
A mund të jetë Silvinjo një Kristofor Kolombi për shqiptarët dhe të zbulojë Amerikën?
“Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën (qesh). Duhet të punojmë shumë, duhet të lemë zemrën dhe shpirtin në fushë. Ka vetëm 1 rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Çdo metër në fushë është i rëndësishëm, ne kemi lojtarë të mirëm nga aspekti fizik dhe me eksperiencë, do të luftojmë që të ecim përpara”, iu përgjigj Silvinjo. (VIDEO)