“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të Urgjencës u ulet paga |

3 Min Read

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar 22 shoferë të Urgjencës në Spitalin e Durrësit, që thonë, se nga Gushti 2024 atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të reja rroga. Punonjësit thonë, se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8.

“Problematika jonë është nga Gushti i 2024 e deri në këtë muaj që jemi. Paga ka ndryshuar rreth 16 mijë lekë të reja më pak.”

“Gjithandej me vendim të qeverisë u rritën rrogat edhe tek ne shoferët erdhi vendimi që të rriteshin rrogat u rrit një muaj, muajin tjetër na u ul me 200 e ca mijë lekë të vjetra. Arsyen nuk e dimë.”

“Punojmë 12 orë në ditë, paguhemi për 8.”

“Po kështu ditët e festave, apo të shtunat e të dielat, nuk paguhen. Ata i janë drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje”.

“E shtuna dhe e diela nuk njihen fare. Vetëm 40 orë në javë.”

“Ditët e shtuna dhe e diela duhet të na paguhen për aq kohë sa është nga Këshilli i Ministrave.”

“Ekziston një vendim bordi, që ne kemi punuar kaq vite dhe vendimi i bordit përcakton që ne duhet të punojmë 12 orë dhe të paguhemi 12 orë. Për këtë gjë ne duam që të shqyrtohet dhe të merren masa. Ne duam që të paguhemi për aq sa punojmë.”

“Mjeku dhe infermier paguhen për 12 orë, kurse ne jo.”

“Ne jemi një ekip që duhet të paguhemi të gjithë 12 orë, ne kemi 7 muaj që punojmë 12 orë dhe paguhemi 8 orë.”

“I kemi vërë një kërkesë Drejtorisë së Spitalit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kjo kërkesë.”

Shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi shpjegon se sipas një auditi kanë rezultuar shkelje me pagesat e shoferëve.

“Jam vënë në dijeni nga shoferët. Nuk është detyra ime që të përcaktor pagën e shoferëve, infermierëve, qoftë edhe mjekësve. Padyshim që unë jam interesuar, më kanë kthyer një përgjigje dhe më kanë thënë që sipas kontrollit që ka ardhur nga fondi dhe nga Ministria e Shëndetësisë është vënë re që pagesat që kanë marrë më përpara stafi i shoferëve nuk kanë qenë të sakta, pra u është dhënë më shumë seç duhet”, tha shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi./Klan

Share This Article
Leave a Comment