Protesta në Turqi për Ekrem Imamoglu, policia përdor gaz lotsjellës

1 Min Read

Mijëra mbështetës të Partisë Popullore Republikane në Turqi kanë protestuar për të dytën ditë radhazi në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Protestuesit janë mbledhur para bashkisë së Stambollit, ndërsa policia ka përdorur plumba plastikë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nuk ka ende informacione për të lënduar, ndërkohë që protestat pritet të vazhdojnë deri të dielën.

Imamoglu, një figurë opozitare, u arrestua nën akuzat për “korrupsion” dhe “terrorizëm”.

Share This Article
Leave a Comment