Nga Tafil DURAKU
Është koha e fundit që të marrim mësim nga pësimet tona, gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme. Por, për të mësuar realisht për realitetin e hidhur që na ka përcjellur në shekuj, duhet t’i njohim pisat tanë që na kanë prirë e po na prijnë. Duhet t’i njohim mirë pisat e (deri)djeshëm që i prodhuan pisat e tashëm e të sotëm dhe po i (para)fabrikojnë të ardhshmit.
Duhet t’i dimë dhe t’i njohim mirë pisat ‘tanë’ “politikë, ushtarakë, akademikë, intelektualë, kulturorë, shkrimtarë e poetë, redaktorialë e gazetarorë, juridikë, shkencorë, mjekësorë, mësimorë, ministrorë, sportivë, muzikorë, shkollorë, administrativë’, etj., që i prodhuan dhe po i (para)fabrikojnë pisat “tanë” të tashëm e të ardhshëm po “politikë, ushtarakë, akademikë, intelektualë, kulturorë, shkrimtarë e poetë, redaktorialë e gazetarorë, juridikë, shkencorë, mjekësorë, mësimorë, ministrorë, sportivë, muzikorë, shkollorë, administrativë”, etj. Madje, pisat më të rafinuar dhe më të rrezikshëm na dolën e po vazhdojnë të na dalin në krye të listës së pisave, është kategoria e pisave të të “burgosurve politikë shqiptarë”!… Dhe, ndër pisat më të rrezikshëm e më të rafinuar janë pisat tanë “patriotikë” e “kombëtarë”, pisat tanë shekullorë “shqiptarë”!…
Pra, duhet t’i njohim e t’i dimë mirë pisat “tanë” ‘punëtorë, administrativë e pushtetorë, mësuesorë; profesorë, magjistra e doktorë’, që kanë zgjedhur e seleksionuar dhe po i (para)fabrikojnë pisat “tanë” po “punëtorë, administrativë e pushtetorë, mësuesorë; profesorë, magjistra e doktorë”… Sepse, krejt këtë situatë e gjendje e kemi shkakpasojë të pisave të përhershëm, tradicionalisht PISA!…
Po, a shkohet dhe a çohet përpara jeta e popullit dhe e atdheut shqiptar me pisa të tillë? Jo. Po, kush i njeh më mirë pisat “tanë” sesa populli dhe intelegjenca e mirëfilltë shqiptare që po e përjeton në kurriz pisllëkun e tyre “kolektiv” e “shoqëror”? Dhe, e themi me plot gojën, se, më mirë sesa populli dhe intelegjenca shqiptare, pisat “tanë” i njohin pisat pushtues rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë, që i kanë vënë në pushtet dhe i kanë veshur e po vazhdojnë t’i veshin me pushtet po “shqiptar” PISAT “tanë”!…
Parë realisht situatën dhe gjendjen, nuk mund të ketë pisa të njëvjetshëm e të njëditshëm, të njëorshëm e të rastit, sepse, ata do të shkonin e hiqeshin nga pushteti popullor menjëherë, sapo të vëreheshin, por, sa po e shohim situatën dhe gjendjen, tash e tetëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇKsë shqiptare, pisat në pushtet janë pisa të (mirë)orkestruar e të (mirë)koordinuar, trashësisht shekullorë, mbuluar trash me “patriotizëm” e “shqiptarizëm”, prandaj, nuk zbresin fare nga pushteti që ua kanë dhënë pushtuesit (të cilëve u kanë shërbyer me pietet!) dhe “miqtë” tanë ndërkombëtarë krah pushtuesve tanë e copëtuesve të trojeve tona etnike.
Prandaj, siç po shihet, lufta shekullore e popullit shqiptar për bashkim kombëtar dhe lufta po shqiptare e UÇKsë shkuan në bisht të sorrës (!), falë pisave tanë në pushtetin e përhershëm “patriotik” e “kombëtar”. Pisat e përjetshëm i zgjodhën dhe i kontrolluan pisat që i qitën në krye të UÇKsë, në të gjitha trojet shqiptare, të copëtuara e të përçara egërsisht nga fqinjët tanë dinakë dhe nga Evropa Plakë! Nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm politik!…
Pisat që treguam në fillim të këtij opinioni, i kemi në pushtet kudo që jetojnë shqiptarët, edhe në “Republikën e Kosovës”, edhe në Shqipërinë londineze, edhe në Malin e Zi shqiptar, edhe në Maqedoninë shqiptare, edhe në Serbinë shqiptare (deri në Nish), me theks të veçantë: në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë!…
Dhe, të gjithë pisat e rajonit, së bashku, na i tregon qartë një raport i BEsë, publikuar në TEMA, ku citohet Der Spiegel, e thuhet se “Liderët autoritarë të Ballkanit keqpërdorin BEnë për interesat e tyre” duke e vazhduar sqarimin mëtej, se “Në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, të cilat gjithnjë e më tepër po largohen nga demokracia dhe shteti ligjor, thuhet në një artikull të botuar sot në prestigjiozen gjermane Der Spiegel, ku analizohen raportet e BEsë me këto vende”.(Gazeta Tema, më 8 janar 2017 19:53, Akatualitet).
Po, a nuk na i zbardhë mjaftueshëm ky opinion njerëzorë pisat ‘tanë’ në pushtet e të veshur me pushtet të huaj, që godet vazhdimisht kurrizin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Dhe, fatkeqësisht, mosha e të gjithë pisave “tanë” në pushtetet “tona” është shekullore, çdo moshë pisash është shekull e gjatë, prandaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të matur se me kë çka nisim, sepse, me ta gjithçka përfundon pisçe, siç përfundoi lufta e lavdishme shqiptare e UÇKsë e Betimi i saj!…
Dhe, faji për këtë gjendje u takon pisave “shqiptarë” të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe pisave të dyfishtë të Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës e Metohisë”, pisave të Lidhjes Demokratike të Kosovës&Co dhe, pamëdyshje, janë ata që i prodhuan këta pisa dhe po i (para)fabrikojnë të ardhshmit, politikëçe, akademikëçe, juridikëçe, profes(q)orrëçe…, sabrihamutëçe, nazmirrahmaninoviçëçe e da(m)utdemakuçoviçëçe me kompanitë e tyre, pispërrallorçe.
Prandaj, kujdes Shqipëria ime, kujdes shqiptarë të Shqipërisë shqiptare, se çkado që niset e bëhet me pisa, pisçe përfundon!…
Na ka ardhur maje hunde kjo lojë pisçe, shqiptarotitistçe&Co! Sepse, shqiptarotitistët&Co janë të gatshëm të nxisin e organizojnë edhe luftë vëllavrasëse (luftë civile messhqiptarësh) vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtetin antishqiptar që ua ka lënë amanet Titoja antishqiptar dhe Fadil Hoxhë Titoja tradhtar!… Ngase, pisat e gjithmonshëm “shqiptarë” i ‘prodhuan’ pisat e tashëm po ‘shqiptarë’ e ‘atdhetarë’ të njohur dhe po i lënë me pushtet e në pushtet, fatkeqësisht, pisat e ardhshëm antishqiptarë!…
The post Pisat e (deri)djeshëm, i prodhuan pisat e tashëm appeared first on | Lajme.