Përplasja Rama-Veliaj për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Betejë mafioze |

1 Min Read

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet në Bashkinë e Tiranës mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Berisha tha se bashkia e Tiranës ndodhet në duart e mafiozëve, teksa i cilësoi lëvizjet e fundit në bashki si betejë mafiozësh.

“Dhe tani beteja mafioze njëri shkon dhe e mbron atë Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër. Duhet të mblidhet këshilli bashkiak, por kjo është beteje mafiozësh”, tha Berisha.

Kujtojme se nga qelia e paraburgimit, Erion Veliaj shkarkoi sot Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ia delegoi këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.

“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, të cilës Erion Veliaj i delegoi firmën pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, pasditen e 11 shkurtit.

Lexo edhe:

Veliaj kundër Ramës, firmos shkarkimin e Ristanit/ Përplasje e fortë në Bashkinë e Tiranës

Share This Article
Leave a Comment