Përplasja me Ramën? Veliaj pendohet për “shkarkimin” e Ristanit: Bëra gabim! |

2 Min Read

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga burgu në lidhje me debatin për emërimin e kryetares në detyrë të bashkisë së Tiranës.

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, kryebashkiaku ka vendosur ta rikthejë sërish atë në krye të këtij institucioni, pasi siç shprehet, kishte bërë një ridelegim te Sara Goxhajt, por që ishte i gabuar.

Sa i takon raporteve me kryeministrin Rama, Veliaj hedh poshtë çdo pretendim për përplasje me kreun e qeverisë i cili ka marrë në “patronazh” bashkinë e Tiranës.

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Share This Article
Leave a Comment