Ambasadorët e Austrisë në vendet e rajonit thonë se mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi. Ata kanë zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të Prokurorisë së Posaçme.
Ambasada e Austrisë në vendin tonë thotë se diplomatët kanë theksuar rëndësinë e pavarësisë së SPAK në hetim si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës.
Ambasadoret dhe ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë.