Të mërkurën në mbrëmje, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ishte i ftuar Adriatik Lapaj, kreu i koalicionit, nisma “Shqipëria bëhet”.
Në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit, “Opinion” do të jetë i fokusuar tek politika dhe fushata elektorale.
Adriatik Lapaj foli kryesisht për programin, listat dhe tek vizioni që kjo nismë ka për të bindur qytetarët që të hedhin votën e tyre për “Shqipëria bëhet”.
Në pjesën e dytë të emisionit historia e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Në studion e “Opinion” ishte në një intervistë sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ishte i pari që takoi dhe u kujdes për Parashqevi Simakun.
Ai foli për ato që konsiderohen të fshehtat dhe misteret e Parashqevi Simakut. Cilat janë të fshehtat e saj? Kush janë njerëzit që i shkatërruar jetën? Si jetoi ajo 7 vjet në qiell të hapur?