Është shoqëruar në komisariatin e Elbasanit dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
Sipas informacioneve të para ndalimi i Aurel Mehjas është urdhëruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.
Raportohet se Mehja është përplasur verbalisht me një efektiv të këtij qyteti, ndërkohë pritet një njoftim zyrtar për ngjarjen.