Mesila Doda zbulon detajet e marrëveshjes së Idrizit me Berishën: synojmë 5 mandate

4 Min Read

Kandidatja në listën e mbyllur të PD për kryeqytetin, Mesila Doda e cila garon nën siglën e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka zbuluar në Debatin me Alba Alishanin në A2 CNN, detaje marrëveshjes mes Shpëtim Idrizit me Sali Berishës, të cilën e publikoi në studio. Sipas saj çështja kombëtare dhe çështja çame në fokus të programit të tyre, teksa sqaroi se në fillim ishte rënë dakord për dy mandate të sigurta, por në finale mbeti vetëm një.

“Ministria për diasporën kërkesë e PDIU. Kjo duhet të jetë një nga shtyllat e veprimtarisë së ardhshme politike se nuk mund të pranosh remitancat dhe nuk ke asnjë vëmendje. PDIU ka kandidatë në 9 qarqe të vendit. Kishim kërkuar 2 mandate të sigurta në fillim ramë dakord por siç ndodh…Edhe nëse do ishin 2 mandate, Idrizi sërish do ishte në listë të hapur. Sfida e listës së hapur ishte më së pari për kryetarët. Nuk ka sens që të ishin në listë të mbyllur”.

Doda theksoi se PDIU ka kandidatë në 9 qarqe të vendit dhe synon 4-5 mandate.

“PDIU është në të gjitha qarqet, përveç Korçës, Dibër dhe Gjirokastrës dhe synimi është 4-5 deputetë”.

E pyetur sesi Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule janë në një front, Doda u përgjigj se PDIU nuk bën koalicion me 25 parti. Teksa bëri publike në A2 CNN edhe marrëveshjen me PD ajo shpjegoi pse është në koalicion me këtë forcë politike, por edhe qëndrimet që i ndajnë si ën rastin e kandidimit të Fredi Belerit në Himarë.

“PDIU nuk bën koalicion me 25 parti. Në çdo zgjedhje parlamentare PDIU ka dalë në koalicion të djathtë. Ky 4-vjeçar nuk ka qenë normal. Patëm luftë civile brenda PD ishte një situatë e pazakontë në politikën shqiptare. Kemi patur një qëndrim larg dhe jemi përballur me kandidimin e Fredi Belerit dhe qëndrime të tilla do të mbajmë edhe në të ardhmen. Ne jemi në një koalicion që kemi qenë që në 2021, po për çështje si çështja kombëtare, çështja çame, ministria për diasporën”.

Doda thekson gjithashtu se “Nëse kodi nuk do ishte ky sot besoj që çdo parti do kishte zgjedhur të garonte e vetme. Që kur u krijua ky kod ishte për koalicione”.

Ajo i quan arritje të PDIU-së miratimin pas rezolutës çame, kërkesën për heqjen e ligjit të luftës në parlamentin grek, ku sipas saj PD dhe PS bashkuan votat.

“Ne kemi folur për çështje të caktuara si censusi, ligji i luftës që është folur në çdo studio e debat dhe arritëm që e majta e djathta të votonte dhe kërkonte heqjen e ligjit të luftës nga parlamenti grek. Problemi është perceptimi i 4-vjecarit të pazakontë. Nuk ka qenë politikë normale ky 4 vjeçar. Kur partia më e madhe pati krizën e tmerrshme të përfaqësimit çdo gjë në opozitë shkonte në funksion të kësaj krize”.

Share This Article
Leave a Comment