Makina përplas këmbësoren në Bulqizë, humb jetën 59vjeçarja

1 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, ku Sali Hoxha, 64 vjeç duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësoren Hysnie Murra, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment