Liga e Kombeve/ Kosova fiton sfidën e parë ndaj Islandës, “dardanët” më pranë Ligës B |

1 Min Read

Kosova ka fituar 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për play-off, ku dardanët duan të ngjitën në Ligën B, ndërsa islandezët të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18-të, ku pas një topi të kthyer pas goditjes së dënimit, Lumbardh Dellova shënon me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Islandezët përgjigjen pas 3 minutash me golin e Oskarsson, i cili pasi i shpëtoi bukur mbrojtësve dardanë, dribloi dhe portierin Muric dhë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1. SHIKOGOLIN

Në minutën e 58-të, ishte Elvis Rexhbecaj që gjeti golin, i pari ky për të me fanellën e Kosovës. Pasi rrëmbeu topin nga këmba e kundërshtarit, bëri gjithçka mirë duke dërguar vetë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kosova fiton 2-1, ndeshja e kthimit do të luhet të dielën.

Share This Article
Leave a Comment