Kosova ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Islandës me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë një hap të madh drejt ngjitjes në Ligën B të Nations League. Kjo përballje, e konsideruar një finale për “Dardanët”, solli emocion të madh për tifozët vendas.
Vendasit kaluan në avantazh me një gol të bukur të Dellovës, ndërsa më pas Rexhbeçaj realizoi një tjetër gol nga jashtë zone, duke vulosur fitoren e ekipit të drejtuar nga Primož Gliha. Islanda arriti të barazonte përkohësisht me anë të Oskarsonit, por nuk mundi të shmangte humbjen. Një ndër lojtarët që spikati në këtë përballje ishte portieri Aro Muriç, i cili bëri disa pritje vendimtare për të ruajtur avantazhin e Kosovës.
Sfida e kthimit do të zhvillohet të dielën në Islandë, ku Kosova do të synojë të mbrojë këtë rezultat. Nëse arrin të shmangë humbjen, do të sigurojë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.
IRLANDA FITON, DEBUTON ROKO VATA
Në radhët e Irlandës debutoi edhe talenti i ri Roko Vata, i cili u aktivizua në minutën e 79-të, por dy minuta më pas mori karton të verdhë, pa arritur të lërë një shenjë të madhe në ndeshje. E gjithë vëmendja tani është e përqendruar te ndeshjet e kthimit, të cilat do të vendosin fatin e ekipeve në Nations League.
Lexo më tej: Gjermania përmbys Italinë në SanSiro: Kroacia trondit Francën, Spanja shpëton në fund
NDESHJET E TJERA
Hap të sigurtë ka hedhur Turqia, që ka thyer 3-1 Hungarinë, duke e patur më të lehtë ndeshjen e kthimit. Serbi merr një barazim të rëndësishëm në Austri, ndërsa Skocia befason Greqinë në Athinë, duke e mundur 0-1. Ukraina që i mori vendin e playoff Shqipërisë, duke e mundur në ndeshjen e fundit në Tiranë ka dërrmuar 3-1 Belgjikën. Për Djajtë e Kuq ndeshja e kthimit bëhet e vështirë.
Në Playoff për Ligën B asnjë problem për Gjeorgjinë, që hipotekon qendrimin me 0-3 në Armeni. Lënë gjithcka për në ndeshjen e kthimit Sllovakia e Sllovenia, me këta të fundit që do të kenë shansin në shtëpi për të thyer 0-0 e ndeshjes së parë.
League A: Qualification Play-off UEFA Nations League
Turkiye 3-1 Hungary
Austria 1-1 Serbia
Greece 0-1 Scotland
Ukraine 3-1 Belgium
League B: Qualification Play-off UEFA Nations League
Armenia 0-3 Georgia
Bulgaria 1-2 Ireland
Kosovo 2-1 Iceland
Slovakia 0-0 Slovenia