Icardi e Wanda Nara divorc mes akuza pafund: gjykata ka dhënë vendimin

2 Min Read

Gjykata e Milanos ka shpallur dje vendimin për ndarjen mes çiftit të shumpërfolur Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Kërkesa e ish-futbollistit të Interit, i përfaqësuar nga avokatët Valeria De Vellis dhe Raffaele Rigitano, është pranuar, ndërsa ajo e showgirl-it argjentinas, e cila kishte kërkuar të qëndronte pranë vajzave të saj në Argjentinë, është rrëzuar.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë në seancat e ardhshme për të përcaktuar të gjitha çështjet që lidhen me jetën e çiftit, veçanërisht ato financiare, pasi janë në diskutim ndarja e pasurisë, përfshirë asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe çështja e pensionit ushqimor për vajzat. Në një fazë të mëvonshme, do të jepet edhe vendimi përfundimtar i divorcit.

Lexo më tej: Wanda Nara dhe Mauro Icardi divorcohen: ajo kërkon 500.000 euro në muaj

Icardi ka publikuar në Instagram një histori ku në sfond shfaqej një foto e Johnny Depp gjatë gjyqit të tij kundër Amber Heard, të cilin ai e fitoi. Futbollisti shkroi: “Tani gjithçka është zyrtare, vendimi në dorë. Prita disa ditë për të demaskuar mitomanët që thoshin se nuk doja të divorcohesha. Siç thashë disa javë më parë: cirku vazhdon për sa kohë që ka njerëz që duartrokasin kllounët. E vërteta del gjithmonë në dritë, unë ec përpara me kokën lart kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Do të luftoj deri në fund kundër kujtdo që i bën dëm vajzave të mia.”

Share This Article
Leave a Comment