Në prag të provave të para të Çmimit të Madh të Kinës, një humbje ka tronditur paddock-un e Formula 1. Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë Eddie Jordan, themeluesi dhe drejtuesi i ekipit me emrin e tij, i cili ishte pjesë e garave nga viti 1991 deri në 2005, megjithëse skuadra ishte krijuar që në vitin 1980. Jordan, irlandez, ishte prej kohësh i sëmurë dhe gjatë vitit të fundit luftoi kundër kancerit.
Në vitin 1991, ai i dha mundësinë për debutim një të riu të quajtur Michael Schumacher, gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës në Spa. Ndër pilotët e tij më të njohur përfshihen Rubens Barrichello, Eddie Irvine, kampioni i botës Damon Hill, Giancarlo Fisichella dhe Heinz-Harald Frentzen. Fitorja e fundit e ekipit të tij daton në vitin 2003, kur Giancarlo Fisichella triumfoi në Interlagos.
Eddie Jordan: A legendary team owner, and an all-round entertainer in the F1 family 💛https://t.co/ADa832Hf76
— Formula 1 (@F1) March 20, 2025
Në total, ekipi Jordan mori pjesë në 250 gara të Formula 1, duke fituar katër prej tyre. Rezultati më i mirë në renditjen përfundimtare ishte vendi i tretë në vitin 1999 me Frentzen, i cili atë vit fitoi dy gara, së bashku me Damon Hill. Viti 2005 ishte i fundit për ekipin Jordan në F1, përpara se të shitej te Midland, që më vonë u bë Spyker dhe në vitin 2008 u shndërrua në Force India. Nga ky ekip i dikurshëm rrjedh skuadra e sotme Aston Martin.
Lexo më tej: F1/ Jubileu i trishtë i Schumacher, mesazh urimi për 55 vjetorin nga Ferrari: “Jemi gjithnjë me ty”
Lajmin për ndarjen nga jeta të Jordan e dha familja e tij përmes një deklarate: “Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Eddie Jordan, ish-pronarit të një ekipi të Formula 1, ekspertit televiziv dhe sipërmarrësit.” Vitit e kaluar, vetë Jordan kishte bërë publike sëmundjen e tij, duke inkurajuar burrat që të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta.
We are deeply saddened to hear about the sudden loss of Eddie Jordan.
With his inexhaustible energy he always knew how to make people smile, remaining genuine and brilliant at all times.
Eddie has been a protagonist of an era of F1 and he will be deeply missed.
In this moment… pic.twitter.com/ggf1ww9kmq
— Formula 1 (@F1) March 20, 2025